Beauty Essentials

Ja ku vjen postimi im i pare per produktet e domosdoshme ne Canten e Make-Up-it pa te cilat nuk do dilja nga shtepia.

Ato qe me njohin e njohin pasionin tim per makeupin dhe sa i dashuroj gjithe keto artikuj qe jo vetem na zbukurojne por na lejojne te enderrojme.

Seti i produkteve qe fotogravova sot per ju eshte dhe ai qe po perdor kohet e fundit dhe qe dua t’ju rekomandoj.

Shumica e tyre jane Lancome, pikerisht sepse une nuk mund te mos provoj me admirim cdo gje te re qe ka lejekalimin e Lisa Eldridge qe eshte dhe MUA ime e preferuar.

Linja e re e Lancome vjen e ridizenjuar dhe me nje koncept inovator per aplikimin e produkteve.

Mascara vjen ultra voluminoz,dhe nese Hypnoze Drama eshte waw Lancome Grandiose Extreme eshte gjithcka qe ju duhet per kete sezon festash.

Peneli i perthyeshem eshte nje tjeter risi te cilin do doja t’jua demostroja edhe ne perdorim ne postet e ardhshme por sot po e prezantoj vetem si nje domosdoshmeri ne canten tuaj te “makeup-it.

Baza dhe fondotinta e Lancome garantojne nje fytyre te fresket ashtu si vetem francezet dine ta kene.

Ndersa Blushi OMG vetem kutia eshte si nje thesar me vete,aplikimi eshte e gjitha nje teknike e re e cila te lejon te mos cosh dem produkt dhe te krijosh nje efekt supernatyral ne molleza.Sugjerimi eshte qe Blush dhe buzekuq te jene te te njejtes familje!

Nuk e di a keni pare buzekuqin e ri te Lancome,une serish zgjodha te njejten nuance te kuqe klasiken L’Absolute Rouge por kesaj rradhe ne vend te xhestit klasik te hapjes se buzkuqit une ju ftoj te Klikoni Trendafilin. Sapo te njiheni me Click en Rose do e kuptoni per cfare e kam fjalen.

Sugjerimi im per thonjte mbetet e kuqja klasike dhe Madame Tulipe do ishte nje investim per muajin dhjetor.

Nese jeni me ekstravagante dhe e konsideroni veten femme fatal propozimi im do ishte  buzekuqi i erret dhe nuk do mund te gjeja dicka me ideale sesa YSL 205.

Cdo dashamirese e Makeupit e di qe produkti ndoshta me i domosdoshem per cdo femer sot eshte korrektori dhe tek korrektori nuk ka kompromis!Une do ju propozoj ate qe konsiderohet korrektori  me i shitur ne gjithe boten Touche Eclat nga YSL une perdor nr 02 por dhe 03 eshte OK .Touche Eclat eshte me shume se korrektor pasi mund te perdoret edhe si Highlighter,keshilla ime eshte te perdorni sa me pak produkt dhe te mos e aplikoni direkt ne fytyre me furcen e produktit por ta perpunoni pak produktin qe shtresa qe do aplikoni te jete e padukshme.

Fragranca ime e momentit eshte SI Intense nga Giorgio Armani,nje arome qe ndihet, e pershtatshme per nje grua te suksesshme me karakter te forte qe di ti thote PO cdo emocioni dhe jetes!

Per cdo pyetje apo sugjerim mbi produktet e mia MUST mund te lini komente ne postin e sotem.

Shpresoj t’ju kem ndihmuar sadopak.

dsc_6983

dsc_6996

dsc_7010

dsc_7022

dsc_7042

dsc_7044

dsc_7052

dsc_7076

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *