Audrey Hepburn Secret Beauties

Menyra me elegante per te filluar 2017 eshte prezantimi i Look-ut tim me shijen e Audrey Hepburn.Pervec ikone stili e pazevendesueshme dhe e pakrahasueshme ne dekada mendoj se ajo perfaqsonte jo bukurine e paarritshme apo perfekten,ajo perfaqsonte sinqeritietin,origjinalitetin dhe vetebesimin.Disa cilesi qe pak gra i kane dhe ne ditet e sotme jane cilesi te cilat ne kemi shume nevoje.Duhet pak guxim te “imitosh” Audreyn me 20 kile me shume por une doja te pakten njehere ne jete te kaloja ne te njejtat truke qe ajo ka perdorur per tu dukur aq e thjeshte e paster dhe e bukur . Shpresoj t’ja kem arritur sadopak.

Fustani eshte i vetmi qe ka veshur Audrey ne nje editorial mode nga Givenchy ne te cilin une mund te hyja,ndersa makeup eshte frymezuar nga filmi “Funny Face” film te cilin jua sugjeroj fort te apasionuarave pas modes e revistave.

Shtuam vethet Vintage me perla origjinale nga argjendari Pirro per ti dhene notat e duhura glam lookut te Audreyt dhe oren Longines stil dhe kjo Retro nga Verde watches .Ajo qe e identifikonte Audreyn ishin padyshim vetullat e saj te trasha dhe te terhequra lart,pra drejt jo me hark por ndryshe nga Breakfast with Tiffany ne Funny Face Audrey vjen me nje vetull me te lehte jo shume te shenuar. Makeup ne Funny Face vjen serish me penelin e holle e te paster qe eshte dhe signature e syve te saj ,dhe me nje dritehije gri ne bezhe siper kapakut te syve per te krijuar thellesi ne shikim. Nje nga truket e MUA te Adreyt ishte qe aplikonte disa shtresa maskara dhe i ndante me gjilpere nje nga nje. Kushdo qe tenton te krijoje nje makeup te fresket si ai i Audreyt duhet te kete parasysh te aplikoje sa me pak produkt qofte kjo fondotinta rouge apo buzekuq. Dicka qe me ka bere shume pershtypje te makup i saj jane dhe konturimi i buzeve,nje truk interesan qe pervecse plotesonte buzet i jepte dhe nje efekt te qeshure ne cdo cast.Audrey krijonte nje trekendesh te buza e siperme i cili krijonte efektin e buzeqeshjes te cilin mund ta zbuloni dhe te looku im me zoom 😀

Gjithcka qe eshte perdorur ne realizimin e ketij Makeupi jane te gjitha produkte Lancome te cilat i gjeni origjinale ne BeautyPoint.

Per setin falenderoj fotografen Soela Zani e cila ka realizuar nje pune te mrekullueshme dhe eshte dhe vete po aq e mrekullueshme.

foto-1-estel foto-2-estel foto-3-estel foto-4-estel foto-5-estel foto-6-estel foto-7-estel foto-8-esteldsc_4505 dsc_4498 dsc_4482 dsc_4477 dsc_4474 dsc_4509 dsc_4519-fb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *