Phyto Summer Festival

Eksperienca kete vit me Phyton ishte pak me ndryshe per mua. Eventi ishte organizuar ne Ajaccio ne Korsike dhe udhetimi ishte me 2 tranzite. Kete vit me duhej te lija vetem baby Damarin dhe kjo ishte nje sfide tjeter per mua.Por duke marre pompen me vete e duke i lene qumeshtin e gjirit dhe formulen ne shtepi isha disi me e qete dhe me nje dado si timen mund te besh udhetimin e globit pa merakun me te vogel.

Por gjerat me vitet ndryshokan disi dhe une tashme lashe pas 3 vajzat ndaj nuk e di isha shuuume e ndjeshme kesaj rradhe.

Ndalesa e pare ishte Nice dhe une e vizitova shume shpejt ne darke vetem. Me pas udhetova per ne Ajaccio ku behej dhe festivali i Phytos. Pritja ishte si gjithmone shume e mire me nje dhome me pamje te shkelqyer e  me plot dhurata produktet e Phytos qe une gia i perdor e i rekomandoj. Pas sistemimit ne dhome dhe nje dreke buze detit vetem u bera gati per darken e pare nje fustan te bardhe deri ne fund te kembeve.Kete vit ishin vetem 2 blogere qe i kisha takuar me pare ne eventin e Lierac Kuvajti dhe Serbia. Phyto kish organizuar nje loje ne perfundim te darkes nje mundesi per tu njohur me mire,duhet te lexonim disa fletushka e me pas te gjenim personin qe i perkiste.

Kosoves i qelloi te lexonte fleten time dhe sigurisht e gjeti qe isha une,me pas personazhi duhet te thoshte dicka me shume per veten.Nuk e di cfare ndodhi por une u derdha me nje inspirational speach te cilin e shqiptoja me shume emocion e me zerin qe dridhej e ne fund fjalimi im prej Oscari nuk mund te mos shoqerohej me duartrokitje.Ai ishte momenti me emocionues per mua gjate eventit pikerisht sepse gjerat qe artikulova ishin te verteta per mua,e as mos me pysni cfare thashe se as vete nuk e di tamam 🙂

Gjithe eventi 2 ditor kishte oraret e veta te pompimit te gjirit ne dhome qe per mua dhe Libanezen nje zonje e bukur e zgjuar dhe e kompletuar qe me la shume mbresa dhe te cilin jua ftoj ta ndiqni ne insta me @lanaelsahely .

Dita e dyte na priste me mengjesin francez ,workshopin per Phyton si dhe udhetimin ne brigjet e Ajaccios me katamaran. Mua me zuri ne fund deti dhe nuk u bashkova per dreken por ika ne dhome dhe kuptohet mes te vjellave duhej serish te merresha me gjoksin kush me ka ndjekur ato 2 dite besoj kuptohej qe ai nuk eshte numri im natyral por just qumeshti i bebit ahahah

Darka gala e Phyto Summer Festival ishte organizuar buze detit me henen ne sfond,nje tavoline e shtruar mrekullisht bukur dhe ushqimi qe  sherbehej si nje veper arti. Veshja ime per Darken gala ishte nje fustan i bardhe nga Tier i cili beri spektaklin e vet,te gjitha shtetet me besoni u impresionuan qe kisha zgjedhur nje stiliste shqiptare dhe u ndjeva si ato nuset ne dasem qe bejne foto me te gjithe.

Eventi serish me dha kujtime te bukura e miq te rinj ndaj gjej rastin te falenderoj dhe njehere Phyto Albania e Phyto Paris qe me zgjodhen mua te jem pjese.

Photo Credits @phytoparis

Phyto-Summer festival_007 Phyto-Summer festival_008 Phyto-Summer festival_017 Phyto-Summer festival_018 Phyto-Summer festival_019 Phyto-Summer festival_020 Phyto-Summer festival_021 Phyto-Summer festival_022 Phyto-Summer festival_076 Phyto-Summer festival_077 Phyto-Summer festival_148
Phyto-Summer festival_150 Phyto-Summer festival_151
Phyto-Summer festival_227 Phyto-Summer festival_234
Phyto-Summer festival_358 Phyto-Summer festival_359 Phyto-Summer festival_366 Phyto-Summer festival_410 Phyto-Summer festival_411
Phyto-Summer festival_413
Phyto-Summer festival_450 Phyto-Summer festival_451 Phyto-Summer festival_452 Phyto-Summer festival_453 Phyto-Summer festival_454 Phyto-Summer festival_455 Phyto-Summer festival_466

Phyto-Summer festival_549 Phyto-Summer festival_551 Phyto-Summer festival_558 Phyto-Summer festival_563 Phyto-Summer festival_569

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *