#pergrate

 

Barazia mes grave dhe burrave përbën një të drejtë themelore për të gjithë. E duke menduar kështu, vendosem te kontribuojmë dhe angazhohemi duke krijuar nje koleksion me Argjendari Pirro me synim nxitjen dhe respektimin e dinjitetit të Gruas Shqiptare.

Alba dhe une  jemi dy nena te reja dhe kemi pergjegjesine me te madhe te edukojmë fëmijët tanë; unë 3 vajzat e mia dhe Alba djalin e saj sipas parimeve, vlerave dhe moralit, ku pjesë e rëndësishme e tyre është respektimi i të drejtave të njeriut; respektimi i të drejtave të gruas, si pjesë e të drejtave themelore të individit; barazia, paanshmëria, drejtësia, e kështu me rrallë…

Me eshte dashur nje rruge e gjate te arrij ku jam sot, te pranoj veten e te pranohem nga te tjeret per te gjitha zgjedhjet e mia. Sot, ju – mbase – shikoni nje grua te forte, te sinqerte me veten dhe me ju, plot vetebesim,  te realizuar ne karriere e me nje familje sic kushdo do e enderronte.

Por dhe une jam nje grua e cila, ashtu si ju, ka qare eshte thyer, ka përjetuar padrejtësitë dhe eshte zhgenjyer, ka patur pasigurite e veta, frikerat dhe mohimet! Edhe une jam rrezuar e ngritur, kam luftuar me veten, familjen, me opinionin pafundësisht e se fundmi edhe me semundjen.

Të gjitha këto vështirësi, sic cdo grua shqiptare I përjeton gjatë jetës së saj, në një formë a një tjetër, natyrisht qe i kam ndeshur edhe unë! Por ndryshe nga te tjera, as nuk i kam pranuar pa kushte, apo i kam kthyer kurrizin, as nuk i kam luftuar si „Burrneshe“, por i kam sfiduar, si vajze, si grua, si nene, si qytetare, si blogere, pse jo edhe si shqiptare! Mbase edhe kam zgjedhur dhe vendosur që vështirësitë dhe pengesat e të qënurit grua në Shqipëri, mua do të më bëjnë më të fortë e më të sigurtë në cdo hap timin; personal apo professional.

Jam këtu, ku jam sot, sepse mendoj që ia kam dalë te dua veten dhe të investoj të vetja cdo ditë, për një mundësi më të mirë, te behem cdo dite nje version me I mire I vetvetes, e te percjellë pozitivitet e drite, duke shfaqur me te miren time ne cdo xhest, mendim, fjale, foto apo sipermarrje.

Ndjekesit e mi mendojne se jam inspirim per cdo vajze e grua qe I arrin gjerat VETE dhe nuk dorezohet LEHTE.

Nuk me duket pohim i sinqerte, nese themi qe s´kemi perjetuar secila prej nesh nje forme dhune, fizike apo psikologjike ne nje ambjent ku patriarkaliteti mbizotëron; kujt nga ne nuk I kanë thënë ndonjëherë: – “Mbylle se po flet burri”, “Grate i kane floket e gjata, por mendte e shkurtra”…

Postulati “Ai qe te rreh te do” tingellon sa folklorik, aq edhe aktualne shoqerine tone;

Jemi rritur me edukatën se nderin tone na e ruan vellai, babai apo kusheriri, derisa ta dorezohemi „sic i ka hije nje gruaje“ tek burri. Nuk eshte e vertete qe ai qe te rreh te do, PERKUNDRAZI, ai eshte nje frikacak qe në mungesë të argumentit logjik, përdor dhunën fizike, një dembel që për të ushtruar autoritetin e kërkuar nga shoqëria zgjedh rrugën më të lehtë, më të gabuar-dhunën fizike. Dhe TI nuk duhet te heshtesh  para bashkeshortit, shokut, babait, vellait, mesuesit, kolegut, bashkëjetuesit apo kujtdo autoriteti qe cenon dinjitetin tënd, lirinë tënde, mendimin tend. Askush nuk ka përgjegjësi për vlerat dhe moralin personal përvec vetes tonë.

Liria është e shenjtë! Jeta është e shenjtë! Janë tërësisht personale dhe përgjegjësinë kryesore dhe të vetme e kemi secili prej nesh, për veten tonë; nuk ka, nuk duhet të ketë pabarazi në jetën dhe lirinë e gruas dhe të burrit, liria është e drejtë themelore e individit, pa dallim gjinie, race, seksi, etnie, etj. etj.

Une kam 3 vajza: Lorest, Sharmin e Damar e mendoj se jam e bekuar e mamaja me lumtur ne bote dhe jam e bindur qe ne jete te treja do bejne zgjedhjet e duhura, ato qe I bejne ato vete te lumtura.

Gruaja eshte vertet forca me madhe ne kete univers eshte mbartese e detyres se perteritjes se njerezimit dhe kjo detyre jo me kot I eshte dhene asaj. Ne jemi te forta se dime te falim dashuri, dime te respektojme tjetrin, jemi gjithmone te disponueshme edhe kur jemi te lodhura , jemi profesioniste të zonja, dimë të menaxhojmë kohën tonë ndërmjet familjes e karrierës …por gjithka qe duhet te bejme, qe nuk e bejme mjaftueshem eshte te DUAM veten, te krijojmë paqe për veten tonë.

Nese e dashuron gruan tende dhuroji asaj nje symbol te ketij koleksioni, nese vlereson sakrificen e nenes motres gjyshes dhuroji asaj nje buzeqeshje duke I bere dhurate dicka nga koleksioni PER GRATE. Nese ke nje mike, shoqe qe per ty ka vlere, dhuroji asaj dicka me vlere e aq me mire ti Grua qe je e lumtur  me ate qe shikon ne pasqyre, me ate qe je e ku ke  arritur vete, dhuroji vetes nje bizhu pasi per ne ti vlen. Te gjithe te ardhurat e grumbulluara nga nga fitimi i shitjeve te koleksionit #per grate estela ujka x Pirro Per grate do shkojne ne favor te shoqates VATRA. Vatra operon prej 20 vitesh ne Shqiperi dhe suporton afersisht 350 raste te reja cdo vit!  e mbi 4000 raste ne total. Cdo dite nje grua gjen mbeshtetje dhe perkrahje nga VATRA.

E ndersa per te gjithe ne qe kemi mundesi te jemi pjese e fushates duke blere kete koleksion e dime fare me mire qe jo te gjitha jane me aq fat sa ne, ndaj ne kete menyre ne mendojme se po I japim dhe atyre pak shprese, një përqafim dhe mundësi për te ardhem, duke i thene qe ne jemi me ju, nuk jeni vetem, qe ka zgjidhje per te mbijetuar cdo vështirësie dhe cdo tragjedie. Ky koleksion eshte PER JU PER GRATE !

Ne vendosëm të perdorim influencen tone ne dobi te Gruas Shqiptare. Kontribuo edhe ti!!!

88BD4F61-5588-4896-95ED-67A775E737AB 8237B8BD-4420-4F3D-8A33-DDBAF6BD71E8 13EE8819-8650-4854-8670-9B17A39E7A9667E74CDF-EA36-43E0-9B60-278262CFABBC34783531-D29D-497D-BF80-31AA9E913CAC664CB8C3-CF6D-47FA-A3BE-692B02B293F7E861D504-CD63-4A77-B109-E3CF19A83502D6B08CC6-6743-4A1A-819D-30F3937F0C6F

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *