• Pretty in pearls

    It’s a MUST

    Secila prej nesh DUHET te kete nje pale vethe perle dhe jo sepse i ka ajo Vajza me vethe Perle ne pikturen e Vermeer-it (e ekranizuar nga Scarlett Johansson ),por sepse shte simbol i pastertise dhe klasit, i shendetit dhe prestigjit.

    Dhe vete koleksionimi i perles besojeni apo jo daton rreth 4000 vjet me pare ndaj dhe ndjesia e te mbajturit nje objekt te tille s’mund te jete vecse Unike.

    Ja disa ide si t’i perdorim sa me mire aksesoret me perla.

    Vethet me perla jane gjithnje aksesori me me klas qe mund te zgjidhni.
    Vareset me perla do i preferoja ne dekolte dhe dhe jo ne veshje nese jane te shkurtra sepse meritojne gjithe vemendjen e admiruesve tuaj.Vareset e gjata me perla mundohuni interpretojini ne veshje me te ekzagjeruara madje mund dhe ti krijoni vete si aksesore.
    Unaza me perle eshte fantastike,kushton me lire se Diamonds dhe ke nje gje te cmuar ne gisht qe te ngre humorin sa here e shikon.
    Perlat ne kurriz pastaj… nuk e di s’kam fjale dhe as guxim te postoj foto 🙂

    …Dhe meqe ra fjala s’eshte e thene te jene patjeter Origjinale se s’do jua kafshoj njeri veshin apo gishtin :).

    Kombinimi i sotem u frymezua nga shkrimi celestial per perlat dhe une mqse doja ta mbaja ne kete linje ngjyra te lehta te zbehta veshjen dhe grimin  solla kete fustan krem te viteve 60.
    Kepucet ne te njejten ngjyre,lulen ne te njejten ngjyre  sepse doja qe asgje te mos terhiqte vemendjen po veshja ne teresine e saj te pranohej ashtu sic e solla, dhe sic eshte dhe perla e thjeshte e paster.

  • Ketchup, Mustard ???

    “Joooo pa salca fare” -Kjo nuk eshte pergjigje.

    “Te dyjaaaa” -Kjo po eshte pergjigje.

    U ngrita ne mengjes me idene te vishja xhakete sepse sic mund ta keni vene re kapercyen stinet dhe xhaketat i kemi ende varur me qesen e pastrimit kimik ne dollap e s’na u dha fare shansi t’i vishnim.Por nese dilni darkave xhaketat jane sugjerimi im sidomos keto te gjatat me jake te gjaaate me pantallona :).
    (Per demostrim po sjell xhaketen e Mango-s Summer 2012 dhe meqe ra fjala nuk i funksionon Web-page ketyre 🙂

     Dhe meqenese u zgjua dhe ajo shalgjata qe postova dje thashe ta kafshoja pak dhe surpizeeee ma beri xhaketen gjithe qyrreee. E nejse ndryshim plani nga mustarda s’hoqa dore se e kisha ndare mendjen qe ne darke (plus qe e kisha veshur 🙂 dhe e kombinova me nje triko blu saks shpresoj t’ju pelqeje.
    Eshte veshje e thjeshte jo impenjative me kepucet me ngjyren e trikos asgje e vecante. Ndersa fustani Mustardeeee i mbyllur para ka zinxhir te zi mbrapa shume te bukur dhe prerje V plus xhepa plus pala te barku e c’duhet me shume 🙂

    Ah ka dicka te vecante ne kete kombinim jane vethet pika ime e dobet :),dhe floket nuk jane keq pak si gjyshe po jane interesante kur s’ke mundesi te krihesh.

    Enjoy it!

  • Post Partum Dress

    Pershendetje zonja dhe zonjusha!

    Sugjerimi i sotem vjen per gjithe mamat qe pas lindjes nuk ndihen ne forme si me pare,si puna ime dmth :).
    Fustanet e viteve 60 jane zgjidhja.
    Shume femerore mbulojne cdo difekt te mundshem ne pjesen e barkut dhe te ijeve,gjatesia deri te gjuri apo dhe poshte gjurit eshte mese komode,dhe jane te kendshem dhe ne mode, IN sic thuhet ne revistat e modes.Ama kujdes kur ta zgjidhni fustanin prerja duhet te jete as poshte gjoksit dhe as te beli,diku ne mes te ketyre te dyjave qe te mbuloje ato qe folem 🙂
     Per zonjat/zonjushat elegante mund ta zgjedhin te preren ku te duan se gjithsesi ky model fustani eshte aq i bukur sa s’ka rendesi dizenjo apo ku e ka te preren.

    Une po sjell nje kombinim te thjeshte bardhe e blu i cili qe dashuri me shikim te pare,materiali eshte 100 % pambuk keshtu qe vishet dhe ne te perditshmen tuaj me kepuce te kuqe.Eshte kombinim klasik po qe s’eshte asnjehere i merzitshem.Madje per t’ju sjelle pak buzeqeshjen po ju sugjeroj te njejtin kombinim dhe per femijet.(Boll me Roze) nese na denjon zonjusha Lorest te pozoje per Blogun e mames kuptohet:)

    Sic vazhdoj ta theksoj kepucet kombinojini me aksesore me te kuqin e buzeve dhe me manikyrin dhe jo detyrimisht me canten.Ah dhe me kryesorja Hiqni dore nga kombinimi Kepuce Rrip me te njejten ngjyre kam pershtypjen se mund te jete per meshkujt madje dhe per ata Jo,se dhe ata kane hyre fuqishem ne gare 🙂

    Perdorni sa me shume modelet e flokeve te po ketyre viteve sillini pak me me freski po mos kini frike te ktheheni pas ne kohe dhe me Koken.
    Nje Ponytail i thjeshte nje Topuz balerine,apo floke te leshuar me onde der te supet jane 3 Top krehjet qe i shkojne ketij fustani.Nese keni floke te gjate nuk ju keshilloj ti mbani te leshuar me kete stil fustani.

    Nese keni ndonje Okazion qe doni te bini ne sy mund te zgjidhni pak a shume kete stil fustani,por me trendin e fundit para te shkurter e mbrapa pak me te gjate,por kini parasysh duhet te keni kembe te gjata dhe te bukura.

    Tani qe e rilexoj ka te drejte mikesha ime Bruna qe jam bere si film Bollivudi me kete Shqip-Anglishten time :).

    Qe te jem ne linje me cfare kam shkruar po ju paraqes dhe disa foto per ilustrim.

    Kalofshi sa me mire.


  • … e arriva LUNEDI…

    Tani gjithe kritikave pse nuk postova asgje ne fundjave do me duhet t’i pergjigjem qe me ate kohe aq te bukur nuk me rrihej fare ne shtepi keshtu qe mbertheva sheshkat dhe nxorra gocat,keshtu qe besoj se do me falni…Dhe mqse nuk jam ndonje fanse e sheshkave te dielen ne darke mbertheva TAKAT dhe shkova te lokali i partnerit i cili denjoi te me bente nje foto jo per te me thene sa bukur isha veshur sesa per te me thene Sa je shendoshur!!! 🙂

    Tani te filloj nga keshillat une se s’me rrihet apo nuk frymezohem gjate dites ne pune.
    Sa do me pelqente qe te pakten TE HENAVE koleget e mia te vinin te krehura ne pune do me zgjatej jeta, por jo mesa duket nuk qenka e thene te me zgjatet nga kjo.E nejse sot s’do shkruaj per krehjen po thjesht po share nje link qe mua me ka sherbyer me ka zgjidhur pune te themi,mqse me 2 goca duhet menduar si te kursesh kohen.
    Madje pas sugjerimit qe i bera binjakes time edhe ajo skeptike se funksionon,shikoj qe tani me vjen me ca onde te medha perfekte vale-vale,se i ka dhe floket e bukur dhe tani qe mendohem mire pendohem pse ja mesova :).
    Ok mos beni keshtu se po e postoj,… aty ka qene ne fakt nuk e shpika une po po ju shtyj ta provoni me nje pjaster qe keni ne shtepi bejeni pak shpejt procesin qe mos t’i digjni floket.
    Dhe ne fund te procesit kriheni gjithe flokun me kreher te imet qe ondet te dalin sa me natyrale.Mua personalisht me mban kjo onde deri ne diten e trete dhe floket kane shkelqimin e pjastres dhe jane te krehur.
    Nese doni volum thajini floket me koke poshte ose fryjeni rrenjen me furce duke e krehur jo me ate variantin e shemtuar mbrapsht qe behet koka si shkurre.
    Cfare thashe une s’do flas per floket !!!

    Nje link qe i demostron ondet me pjaster.

    http://www.youtube.com/watch?v=pF1e-mEhwzE

    Nejse e mbylla po si dite te hene vertet mendoj se duhet te jeni me bateri te karikuara gati per javen e re.
    Po postoj nje foto te kombinimit tim me te preferuar te koheve te fundit Mente me BLU edhe pse s’po e  godas dot ashtu si e dua.

    Ok mesa duket erdhi dhe keshilla per sot :

    Perdorni ngjyrat qe jane AFER njera tjetres.

    Kombinimet Roze-Lejla,Portokalli-E kuqe,Koral-Lejla, apo Blu-Mente,Jeshile-Gurkali jane perfekte per kete vere.Ne fakt une vete i kam perdorur dhe veren qe shkoi po mesa duket kete vere vijne me fuqishem dmth me nuanca edhe me te forta.
    Dhe nese kepucet do ishin nje ngjyre totalisht ndryshe nga keto te afertat ne rastet e  grupit te pare te Verdha ose Jeshile,ndersa ne Rastin e te dytave Te verdha ose Korale do ishte perfekt per shijen time.Kepucet mos i kombinoni me canten,por me ndonje aksesor tip byzylyk psh ose vethe,le te jene ne minorance si ngjyre.

    Nuk e di sa e qarte isha po qe ta shpreh me mire me duhet te hap Galerine time :). 

  • Fashion must be fun!

    Pershendetje te gjithave!

    Meqenese u nis dhe kjo pune kuptohet qe dje ne koke kisha vetem Blogun 🙂 c’do shkruaj c’do ve c’do them cila do jete tema.
    Dhe me diskutimet me motren kunaten e mikeshat te cilat njezeri me thane KE 2 FEMIJE edhe Blogun ke mangut 🙂 serish nuk e kam ndermend te dorezohem per te vetmen arsye se per mua nuk eshte lodhje as pune e bezdisshme por JUST FUN.

    Deri ne kete moment qe po shkruaj vertet nuk e dija per cfare do shkruaja po kini besim se me erdhi frymezimi serish.

    Good usage of Bow- Perdorimi i MIRE i Fjongos 

    Ja per kete do shkruaj sot sepse shikoj qe rastesisht te bluza ime ka disa fjongo dhe i japin aq sheqer veshjes sa te vjen ta hash bluzen me gjithe fjongo :).

    Por dhe per fjongot besoj duhet te kete nje minimanual,sepse si cdo gje trendy ne shqiperi sic edhe mund ta keni vene re o zoooot shikon lloj lloj fjongosh ne lloj lloje vendesh.

    Me karar pleassse,permbahuni.

    Fjongo ne koke… Per mua personalisht jane shume te bukura nese jane pa rreth,nese jane me rreth mundesisht te jene te vogla fine,jam kunder fjongove ne koke me ngjyra bebesh roze apo bojqielli me madhesi alla Lady Gaga dhe kunder fjongove me xixaaaaaa c’kuptim kane nese s’jane karnavalet.

    Fjongot ne fustane… Besoj ketu i ka menduar stilisti apo fabrika dhe ne boll te zgjedhim fustanin qe na pelqen. Fjongot ne pjesen para ose ne kurriz jane shume te bukura, thashe OSE eeee 🙂
    Ah qenka nje vend ku kurrsesi s’do me pelqente fjongoja ,fiks siper te cares se fundit nga mbrapa dhe besoj qe disa prej jush e kane idene per cfare po flas sepse kam pare dhe funde te tilla qe u mbinte nje fjongo mu ne fund te te pasmeve 🙂

    Fjongot ne kepuce…apo kepuce me fjongo … Edhe keto jane shume femerore boll te jene ne nje linje me veshjen. Madje nje mikeshe e imja (Alba) me ka sjelle fjongo te HM posacerisht per kepuce, me kete rast qe mu kujtuan po jua postoj po i gjeta ku i kam lene kuptohet.

    Fjongot ne rripa … Ato rripat e holle plssssssss.

    Ka ngel me vend per fjongo!!! Jooo.

     Ne fakt eshte dhe ai opsioni fjongon si papijon por une jam kundra me kujton dhendrin apo kamarieret boooo vete s’do e provoja.

    Dhe kuptohet nje vend zgjidhni ta perdorni fjongon.
     Ah dhe dicka per mendimin tim personal duhet te kete nje moshe tavan per perdorimin e Fjongos ne koke po moshen s’po e them 🙂

    Kaq per sot me vone po ju attach dhe fotot per demostrim se kjo ndoshta eshte dhe pjesa me impenjative e Blogut se te flasesh ne ajer eshte kollaj 🙂

     Degjohemi Fjongo te mbare !!!

    Photo Shooting by Soela Zani

  • Simply the best

    Postimi i sotem ka lidhje me thonjte…

    Kjo per faktin se mendoj se te pakten ne Tirane thonjte rindertohen ne mase pa dallim moshe feje krahine ideje statusi (se desh thashe dhe seksi) dhe mesa kam pare jane te pakta duart qe per gjykimin tim jane te pranueshme.

    Disa sugjerime qe mund te ndiqni kur rindertoni thonjte:

    Sa me thjeshte aq me bukur – Duart e rregullta pa shume aplikacione jane me terheqse dhe per syrin e te tjereve dhe per tuajin qe duhet te keni te njejtin manikyr per te pakten 3 jave.

    Sa me afer natyrales ne gjatesi – Thonjte shume te gjate jane gati gati te frikshem dhe meshkujt ju siguroj qe nuk mendojne se jane seksi. Referojuni modeleve neper televizionet e huaja apo celebrities neper tapetet e kuqe asnjera prej tyre nuk mban thonj si te videoklipeve shqiptare.

    Kujdesuni per duart jo vetem per thonjte – Thonj te trajtuar ne nje dore te pakuruar duken si rrobe e marre borxh ndaj me e pakta nje krem duarsh me vete kudo.

    Higjena eshte kryesorja – Sado te bukur te jene thonjte tuaj mendoj se gjeja kryesore te nje femer eshte higjena dhe thonjte e rindertuar duan nje kujdes pak me te madh sepse persa kohe eshte material i huaj dhe gjatesia ben te veten ndaj qe te jeni ne nje linje me ate qe doni te perfaqsoni lani duart sa me shpesh dhe me furce nese keni thonj te gjate.

    Mos merrni Klipet e BBF si model – Pervecse jane shume te shemtuara nje pjese e madhe e thonjve qe shikojme ne videoklipet shqiptare jane shembulli si kurrsesi s’duhet t’i keni thonjte ne rruge pune apo shkolle.

    Guxoni ne ngjyra – Vera po vjen dhe mund te aplikoni cdo lloj nuance sepse kjo vere eshte totalisht e pakursyer ne ngjyra,une po ju sugjeroj mustarden meqe i bera dhe vete keshtu.

    Mos kombinoni thonjte me veshjen – Kjo me ben dhe per te qeshur ta shkruaj po meqe degjova nje kolege timen qe me tha i bera si canta jeshile po sme beri nje gje portokalli se canta ka dhe portokalli … e Nejse me kuptuat besoj…

    Kaq per momentin po mundohem te upload nje foto nga Telefoni 🙂

    Wish me luck 🙂

  • My first POST

    Pershendetje!

    Se fundmi sic eshte bere e modes edhe ne Shqiperi per te patur nje Blog tendin per ato qe e mendojne se mund te ndikojne sadopak ne stilin e bashkeqytetareve tane,edhe une bera nje analize me veten.

    Mund dhe duhet te kem dhe une nje Blog?

    Deshira s’mungonte po a i kisha asetet per ta perballuar kete iniciative.
    Dhe si fillim lexova disa bloge te Top fashion bloggers  dhe mendova Canon kam,125 fustane kam ,75 pale kepuce kam dhe cdo dite vetem blej,Ombre Hair kam 🙂 them se mund ta perballoj.
    Nje argument tjeter do ishte mua me kopjojne se me kopjojne pse te mos e bejne haptas duke pranuar se frymezohen,do ishte me e ndershme.

    Plus qe mendoj vertet se informacioni eshte ai qe na ndihmon te vishemi mire dhe njerezit qe e kane me pasion mund te na ndihmojne me se miri.

    Dua te perfaqsoj ate pjese te shoqerise qe vishen me shume shije me pak shpenzime.

    Na ndodh shume shpesh te shikojme mikeshen apo rivalen qe i rri mire cdo gje qe ka nje gje te sajen nje stil nje “drite” kam qejf te them une qe nuk e kupton po e pelqen aq shume,hajde te vishemi me ate drite e te reflektojme ate drite qe na duhet.

    Shpresoj qe ky Blog te behet i njohur dhe i dobishem per shume prej jush.

    dhe… s’me mbetet gje tjeter te them vec…

    Rrugetim te mbare!